Hetim shpërthimeve në Rumani, shkak dyshohet një cigare e hedhur nga pakujdesia
Prokurorët në Rumani kanë hapur një hetim lidhur me dy shpërthimet që ndodhën në një stacion për grumbullimin e gazit të lëngshëm në veri të Bukureshtit, që lanë 2 të vdekur dhe 56 të plagosur.
Edhe dëmet materiale kanë qenë të mëdha.
Shumica e të lënduarve ishin zjarrfikës që mbërritën në stacionin në komunën Çrevedia për të shuar zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi i parë, përpara se të ndodhte i dyti në orët e vona të së shtunës.
Persona të shumtë janë në gjendje kritike për shkak të djegieve të pësuara.
Zjarri nisi në momentin kur gazi po transferohej nga një cisternë në një tjetër dhe spekulohet se një cigare e ndezur mund të jetë hedhur pakujdesisht.
Ndërsa shumë njerëz u vendosën në radhë për të dhuruar gjak, presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis e cilësoi ngjarjen një “tragjedi” dhe tha se ishte “thellësisht i trishtuar” për atë që kishte ndodhur.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë