Hetim vdekjes së Prigozhin, ekspertët: Akt demonstrativ, Putin eliminoi armiqtë

24 Gusht 2023 | 16:15

Një hetim ka nisur në Rusi mbi incidentin ajror që shkaktoi vdekjen e Yevegeny Prigozhin, shefi i grupit paraushtarak “Wagner” dhe armik i betuar i Kremlinit që nga rebelimi i qershorit, ngjarje që shtoi spekulimet se ai mund të ekzekutohej.

Deri tani, asnjë zyrtar rus nuk e ka komentuar episodin. Presidenti Vladimir Putin, që e konsideronte liderin e mercenarëve një tradhtar, nuk e ngriti çështjen në shfaqjet e tij publike mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes.

“Ky është një akt demonstrativ. Tek e fundit, Prigozhin mund të ishte vrarë në heshtje përmes helmimit, apo të kishte vdekur nga ataku në zemër, sikurse u ka ndodhur shumë kundërshtarëve të Putin. Por këtë herë në lojë ka faktorë të tjerë. E para, vrasja e një personi nuk mjafton. Duhet të largosh të gjithë bashkëpunëtorët e tij, pasi ata e kanë një plan B se si të veprojnë në rast se humbasin shefin dhe ky plan nuk i shkon për shtat Vladimir Putin. Ndaj, opsioni ideal është t’i eliminosh të gjithë, gjë që në fakt ndodhi”, tha Dmitry Oreshkin, profesor në Universitetin e Rigës.

Në rrjetet sociale, profile të afërta me “Wagner”, pasi kompania nuk ka një prani zyrtare online, sugjeronin se një raketë tokë-ajër ishte qëlluar ndaj avionit ku udhëtonte Prigozhin, duke rritur spekulimet se ai është vrarë.

Ndërkohë, gjatë natës, simpatizantë të shumtë u mblodhën jashtë selisë së “Wagner” në Shën Petersburg, duke vendosur lule dhe duke ndezur qirinj në nder të tij.

Në datat 23-24 qershor, Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një rebelim kundër shefit të shtabit të përgjithshëm rus dhe ministrit të Mbrojtjes, duke marshuar në Moskë, duke pushtuar një bazë ushtarake dhe duke rrëzuar një avion të ushtrisë ruse. Ai hoqi dorë nga plani i tij pas ndërmjetësimit me presidentin bjellorus Lukashenko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria

Dymbëdhjetë persona raportohet se u vranë në një zjarr të madh në Almeria, në jug të Spanjës, ndërsa rreth 150 zjarrfikës luftuan me flakët që shpërthyen...
07:35 | 10/07/2026

WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin

Izraeli ndau informacione të reja inteligjence me SHBA-në, të cilat sipas tij tregonin një plan të ri iranian për të vrarë Presidentin Trump, thanë njerëz të...
07:28 | 10/07/2026

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, bëri thirrje për një zgjidhje të drejtë të konfliktit midis SHBA-së dhe Iranit duke theksuar se çdo marrëveshje duhet të...
07:12 | 10/07/2026