Hetimet për Klodian Rashën vijojnë, nuk kishte njohje me efektivin, rikthehet në detyrë kolegu i Hajdarajt
Verifikimet shtesë të Prokurorisë së Tiranës nuk arritën të japin të dhëna se polici i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hajdaraj dhe viktima Klodian Rasha kishin njohje të mëparshme.
Por, pengesë për mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e çështjes në gjyq po bëhet ekspertimi i armës së gjetur më shumë se 100 metra larg vendngjarjes.
Për këtë, me ndihmën e disa ekspertëve të huaj që asistojnë policinë janë kontaktuar dhe po vijojnë procedurat me disa laboratorë të specializuar jashtë vendit, ku pritet të dërgohet pistoleta mini ‘Glock’ pa gjurmë dhe e paidentifikuar se kujt i përket.
Ndërkohë, pas disa ditësh i pezulluar, efektivi tjetër i ‘Shqiponjave’, Erion Gjore që ndodhej ditën e ngjarjes se bashku me Nevaldo Hajdarajn, është rikthyer në detyrë.
Tashmë që e gjithë skema e ngjarjes është zbardhur, duket se pistoleta pa një zotërues po mban peng hetimet.
Polici i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hajdaraj që qëlloi mbi 25-vjeçarin në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, aktualisht akuzohet për vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme. Por prokuroria pritet ta ndryshojë akuzën në “vrasje me dashje”, çka do të rëndojë pozicionin e efektivit, pasi kjo vepër penale e ka marzhin e dënimit nga 10 deri në 20 vite burg.
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 18:12 Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
- 18:04 Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage