Hetimi ndaj Berishës, Topalli për Euronews: Ngjarje politike, nuk ka asnjë provë
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në një intervistë për Euronews Albania e ka konsideruar politik, ngjarjen e ditëve të fundit, ku ndaj Sali Berishës është vendosur masa e sigurisë ‘Detyrim paraqitje”, pasi dyshohet si i përfshirë në çështjen “Partizani”.
Ajo theksoi se në rastin e Berishës po shkelet Kushtetuta, gjë e cila sipas saj nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit.
Mes tjerash ajo nënvizoi se nuk ka asnjë provë që Berisha është i përfshirë në këtë aferë.
“Ngjarjet e fundit janë politike më shumë se sa juridike. Nëse ka një proces politik ndaj kryetarit të opozitës dhe një proces që fillon me shkeljen e Kushtetutës për të marrë autorizimin e Kuvendit, sigurisht që kjo është një alarm për opozitën dhe pluralizmin në tërësi. Në tre dekada nuk ka ndodhur asnjëherë që të mos zbatohet Kushtetuta në raport me atë që është garancia e çdo deputeti. Në fakt imuniteti është garanci për opozitën. Është garanci që ai të jetë i përfshirë në debate politike dhe të ketë kurajon për të thënë gjëra të rëndësishme dhe të mos ketë frikë nga kundërshtarë që përmes kërcënimit ta pengojnë ata që të bëjë detyrën për të cilën është zgjedhur. Nga ana tjetër nuk kemi parë asnjë provë. Akuza kryesore qëndron se kryetari i opozitës ka ndryshuar ligjin për pronat, gjë që ka qenë programi i tij politik për të cilën është miratuar. As në kohën e Enver Hoxhës kjo nuk ka ndodhur”-tha ajo.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion