Hidhet nga lartësia e pallatit i riu, shpëton dhe dërgohet me urgjencë në spital

9 Janar 2024 | 15:50

Një 36-vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 të kësaj të marte në lagjen “Çlirimi” të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka mundur të mbijetojë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., rreth 36 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Shtetasi B. M. u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026