Hidhet shorti: Gjyqtarët që kanë në dorë “fatin” e Berishës për dosjen “Partizani”
Gjyqtarja Elsa Ulliri është përzgjedhur me short si kryesuese e trupit gjykues që do të shqyrtojë në themel dosjen penale të njohur si “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë të lidhur me çështjen.
Ndërkohë që gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, do të jenë dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues.
Shorti është hedhur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Paditës në këtë proces është Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndërsa të paditur figurojnë:
- Sali Ram Berisha
- Jamarbër Luan Malltezi
- Fatmir Petrit Bektashi
- Xhimi Haki Begeja
- Andia Luan Pustina
- Studio “Pustina”
- Studio “Homeplan”
Sipas aktakuzës zyrtare, Sali Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, kryer në bashkëpunim”, bazuar në nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal. Sipas SPAK, Berisha ka favorizuar procesin e privatizimit dhe më pas zhvillimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në interes të dhëndrit të tij, duke keqpërdorur funksionin publik.
Nga ana tjetër, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, përballet me dy akuza:
- Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë, kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 260 dhe
- Pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, sipas nenit 287 të Kodit Penal.
SPAK pretendon se Malltezi ka përfituar në mënyrë të parregullt pronën publike dhe ka kryer transaksione financiare që synonin të fshihnin origjinën e paligjshme të të ardhurave të siguruara nga kjo skemë.
Seancat e para pritet të përcaktojnë çështjet procedurale, përfshirë vërtetimin e legjitimitetit të aktakuzës dhe paraqitjen e kërkesave paraprake nga mbrojtja. Gjykimi në themel do të hedhë dritë mbi akuzat që lidhen me përfitimin e paligjshëm të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 16:29 Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare
- 16:20 Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
- 16:17 Po tentonte të shuante flakët në Kolorado, rrëzohet avioni në një rezervuar. Humb jetën piloti
- 16:09 Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
- 16:04 Ekzekutohet vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, vrasësit u maskuan si oficerë policie
- 16:01 Ushtria iraniane: Rreziku i luftës rajonale është rritur pas sulmeve amerikane