Hidhet shorti i Europa League, “përsëritet” finalja e Tiranës

18 Dhjetor 2023 | 14:32

Milani do të debutojë në këtë sezon të Europa League përballë Rennes, në fazën me eliminim direkt. Shorti prodhoi 8 përballje, ku me interes padyshim pritet dhe Roma-Feyenoord. 8 ekipet e renditura në vendin e 3 në grupet e Champions kanë njohur kundërshtarët e tyre në kompeticionin tjetër europian, i dyti për nga rëndësia.

Edhe pse synonte fitimin e Champions, Milani tanimë është i detyruar të luajë në Europa League, ku Rennes është pengesa e parë. Roma-Feyenoord po ashtu premton rivalitet në fushën e lojës. Përballje që po ashtu prtet me tepër interes është ajo mes Shakhtar dhe Marsejës, me ukrainasit që sapo janë eliminuar nga Champions. Lens përballet me gjermanët e Freiburg, Young Boys me Sporting Lisbonën, Benfica-Toulouse, Braga-Qarabag dhe Galatasaray-Sparta Praga.

Ndërkohë shorti është hedhur dhe në kompeticionin tjetër europian Conference League. Kujtojmë se aty nuk bën pjesë asnjë skuadër shqiptare, me Ballkanin e cila ishte e fundit e eliminuar. Ndër 8 çiftet të cilat do të përballen në muajin shkurt, sfida më me interes është Real Betis-Dinamo Zagreb.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026