Hila bast publik: Asnjë nga partitë e reja s’do arrijë të fusë deputetë në Parlament
Analisti Dritan Hila komentoi në emisionin Now në Euronews Albania gjetjet e Barometrit lidhur me perceptimin e qytetarëve për prirjen e votës në zgjedhjet e 11 majit.
Teksa iu referua mbështetjes për partitë e vogla, Hila u shpreh se gjasat janë që asnjë nga partitë e reja nuk do arrijë të fusë deputetë në parlament.
“Do lëshohen nëpër lagje të gjejnë kush do pranojë të jetë me ta. nuk i gjejnë dot 11 veta që t’i kenë anëtarë partie. Partitë e mëdha nuk kanë gjetur në momente krizash njerëz adapt për deputetë, këta nuk kanë as stofën për të qenë politikan, duhet të kesh lidership, të kesh një mendim për situatën. Nuk iu dihen fondet nga iu vijnë. E di që edhe këta që janë 1,2 për qind kur të vijë ora do bëhen esëll dhe do ja japin dikujt tjetër votën. Këto partitë e tjera veç PL, çfarë programi kanë? Po vëmë një bast publik këtu; asnjë prej tyre nuk fut dot deputet në Parlament”, tha Hila.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
- 19:54 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:35 PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD
- 19:35 LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:22 Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD