Hill përfundon dëshminë në Hagë: Kisha përshtypjen se Thaçi ishte i besueshëm por…

12 Nëntor 2025 | 16:40

Diplomati amerikan, Christopher Hill, ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale ai tha se për Hashim Thaçin kishte përshtypjen se ai ishte njeri i besueshëm si bashkëbisedues, por nuk ishte vendimmarrës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se përshtypja e tij është që Thaçit i besohej që të paraqiste argumentet e UÇK-së edhe në Rambuje, por nuk i ishte besuar vendimmarrja.

Ai tregoi përshtypjen e tij se pse mendonte që Thaçi nuk ishte vendimmarrës në UÇK, ndërsa tregoi detaje nga bisedat në Rambuje ku sipas tij, Thaçi i kishte thënë se nëse arrihet ndonjë dakord pa u konsultuar atë “do ta vrisnin kur të kthehej në Kosovë”.

“Nuk kam asnjë shpjegim, por kam mendime që mund të jenë konfliktuale me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre është se mbase nuk mund të ishte i fuqishëm sa shikohet nga jashtë sepse në fund të fundit çdo vendim që merrte ai vinte si rezultat i shumë konsultimeve të tjera pararendëse. Kështu që përshtypja ime është që ai ishte një bashkëbisedues i besueshëm por nuk ishte vendimmarrës. Kjo përshtypje bënte kuptim kur ai na tha se nuk mund të pajtohet në lidhje me atë çka ishte bërë në Rambuje dhe kur na tha se nëse binin dakord pa u konsultuar kur të kthehej do ta vrisnin. Një vendimmarrës nuk do të bënte një koment të kësaj natyre. Unë personalisht e kam kuptuar se ai ishte i besuar për të mbledhur informacione, por nuk ishte besuar në vendimmarrje. Nuk ishte lënë në dorë vendimmarrja”, tha ai.

Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë

Takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk solli asnjë marrëveshje konkrete për formimin...
17:39 | 10/07/2026

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026