Hill: Serbia të trajtojë mangësitë në procesin e zgjedhjeve

22 Dhjetor 2023 | 13:59

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten se Serbia duhet të punojë për të trajtuar mangësitë në procesin e zgjedhjeve të gjetura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin X, i njohur deri vonë si Twitter, ambasadori Hill tha se vëzhguesit ndërkombëtarë dhe Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, kanë gjetur një numër mangësish në zgjedhjet 17 dhjetorit në Serbi.

“Është shumë me rëndësi që Serbia të punojë më OSBE-në, me vëzhguesit ndërkombëtarë për të trajtuar këto çështje. Zgjedhjet janë thelbësore për procesin demokratik…Serbia duhet t’i zgjidhë këto çështje në institucione”, tha ambasadori Hill.

Ai tha se qeveria amerikanë pret të vazhdojë punën me qeverinë e Serbisë “për çështje të interesit të përbashkët që përfshijnë edhe çështjet rajonale, por edhe synimin e Serbisë për të qenë pjesë e familjen e kombeve perëndimore”.

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha në fillim të javës se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë dëmtuar procesin zgjedhor në tërësi”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha të martën se “pretendimet për parregullsi të raportuara nga OSBE-ja dhe ekipi vëzhgues duhet të hetohen dhe dhuna ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve, gazetarëve dhe vëzhguesve të akredituar, për të cilën kemi parë njoftime, është e papranueshme dhe do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë këtë gjë”.

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë ndërkaq se procesi zgjedhor në Serbi duhet të përmirësohet ndjeshëm, ndërsa theksuan se “funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në bllok”.

Zyrtarët e pushtetit ngulën këmbë se zgjedhjet e parakohshme të fundjavës ishin të lira dhe të ndershme me gjithë kritikat dhe tensionet politike pas votimeve.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” u ka kërkuar institucioneve evropiane të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, krahinore e veçanërisht atyre lokale në Serbi, derisa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë gjatë votimeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026