Spahiu: Berisha erdhi në pushtet me 1 milion vota por dje kishte 100 protestues
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania masën e sigurisë së kërkuar nga SPAK për Sali Berishën dhe procesin e nisur ndaj tij për korrupsion pasiv.
Sipas Spahiu, Sali Berisha aktualisht është i braktisur nga të gjithë, edhe nga mbështetësit, gjë që u duk më së miri në protestën e thirrur prej tij një ditë më parë ku nuk ishin mbledhur më shumë se 100 vetë.
“Atje nuk ishte asnjë nga themeluesit e PD, nuk ishin qytetarët, pronarët, ish të përndjekurit, ish- ministrat, nuk ishte askush, as familjarët e tyre, sikur 10 familjarë të nxirrte çdo deputet. Dje edhe në një xhenaze në një fshat kur vdes kryeplaku nuk mblidhen aq pak njerëz. Berisha nuk ka qenë kurrë më i vetmuar, një njeri që u votua nga 1 mln njerëz u katandis në 120, as shoqata e peshkatarëve nuk mbledh aq pak njerëz. Është trishtuese të ndjekësh fundin dhe shkërmoqjen e forcës kryesore politike që ishte PD, dhe kjo është braktisje për një individ, se populli opozitar është më i madh se ç’mendoni”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: Është shndërruar në një seksion mjeran të Ramës
- Çfarë do të ndodhë me Rithemelimin pas masës së arrestit? Flet Sali Berisha
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)