Himara 1 vit pa kryetar: Arrestime dhe dorëheqje, bashkia nuk gjen qetësi

7 Qershor 2024 | 14:48

Prej një viti bashkia e himarës nuk gjen qetësi në drejtimin e saj. 2 ditë përpara se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit të për zgjedhur të parin e qytetit më 12 maj 2023, kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Fredi Beleri u arrestua nën akuzën e blerjeve të votave.

Rezultati i 14 majit e shpalli atë fitues me një diferencë prej 19 vota nga socialisti Jorgo Goro, por për shkak të pamundësi për të ushtruar këtë funksion pasi ishte pas hekurave, goro qëndroi në detyrë si kryetar i bashkisë edhe për 10 muaj të tjerë, pasi edhe vet ky u fundit përfundoi pas hekurave pasi u arrestua më 23 mars 2024 nën akuzën e shpërndorimit të detyrës për tjetërsim të dy pronave. 4 ditë pas arrestimit, nga qelia e baraburgimit Goro i paraqiti këshillit bashkiak dorëheqjen.

Në këto kushte, sic edhe ligji e parashikon, më 29 mars këshilli bashkiak nënkryetaren e bashkisë blerina bala, si kryetare të komanduar. Por qëndrimi i Blerina Balës në këtë post ishte dy muaj e pak ditë pasi edhe kjo e fundit dha dorëheqjen.

Për juristin Redi Ramaj, situata në këtë bashki është e paprecedent.

“Dikush duhet ta drejtojë atë bashki, të paktën përkohësisht, edhe pse kemi dorëheqje pas dorëheqje, pra është dorëheqja e dytë që vjen radhazi. Situata deri në momentin e caktimit të zgjedhjeve të reja ose të marrjes së detyrës së fituesit aktualë për kryetarin e bashkisë mendoj se duhet të drejtohet nga një person me rregull sipas ligjit është një nga nënkryetarët.”

Në mënyrë që bashkia e himarës të shkoj në zgjedhje të reja duhet që gjykata e apelit të japë vendimin e formës së prerë për fredi belerin, i cili është dënuar nga gjykata e posacme për krime zgjedhore. Juristi Rama beson se përpara muajit gusht kur gjyqtarët marrin pushimet do të ketë një vendim.

“Qershori dhe korriku janë të gjitha të mundshme për të dhënë një vendim të gjykatës së apelit. i ka të gjitha kapacitetet për të caktuar një datë”, tha juristi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026