Himçi zbulon kriteret që ndikojnë te renditja e kandidatëve në listën e deputetëve
Blendi Himçi ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se primaret e mbajtura në Partinë Demokratike nuk janë domosdoshmërisht treguesi final i pozicionit të emrave të kandidatëve për deputet në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij, primaret vlejnë si një tregues orientues, ndërsa listoi edhe një sërë kriteresh të tjera që do të merren parasysh nga kryesia e Partisë Demokratike për pozicionimin e emrave në listë.
“Jo gjithmonë primaret janë produkti përfundimtar. Ka një seri kriteresh të tjera ku do të shikohet pjesa e reputacionit, e pritshmërisë që kemi në qytet apo në qarkun e Elbasanit, pjesa e impenjimit politik. Primaret janë pjesa kryesore orientuese. Mund të mos jesh te lista e mbyllur, por do jesh te pjesa e hapur”,-tha Himçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar