Hiqen vizat me 5 shtete, Shqipëria synon të tërheqë turistë nga Azia

12 Mars 2024 | 15:00

Shqipëria synon të tërheqë sa më shumë turistë nga e gjithë bota. Për këtë arsye, vendi ynë ka  hequr vizat me 5 shtete aziatike, të cilat të gjitha së bashku kanë popullsi që arrin deri në 115 milionë banorë.

Bëhet fjalë për Arabinë Saudite, Bahrejnin, Katarin, Omanin dhe Tajlandën, banorët e të cilëve mund të vizitojnë vendin tonë pa pengesa në kufi dhe për këtë mund të rezervojnë paketa turistike deri në 31 dhjetor.

Vendimi për heqjen e vizave me këto shtete është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit të ministrit të jashtëm, Igli Hasani dhe ka hyrë në fuqi duke nisur nga java e dytë e marsit.

Edhe pse konsiderohen si vende të largëta, e pa ndonjë histori të fortë lidhjeje me këto vende, mundësitë e shtuara me linja ajrore apo oferta turistike, mund të bëhen shkas që një pjesë e njerëzve atje të vijnë në vendin tonë. Kujtojmë se vendime të ngjashme, Shqipëria i ka marrë edhe vitet e kaluara, me shtete të tjera, në prag të sezonit veror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026