Historia e Adrielit, mes talentit dhe vështirësive të autizmit

30 Prill 2021 | 17:01

Dosja me vizatime është një ndër ato gjërat e çmuara që Adrieli nuk i ndan nga vetja. 10-vjecari me çrregullime në spektrin e autizmit na tregon se ka nisur të vizatojë që në kopsht.

“Më pëlqen shumë natyra, makinat, autobusi apo avioni. Më pëlqen ngjyra e kuqe, e bardhë ose e verdhë”, thotë ai.

Adrieli jeton me babin dhe gjyshen, ndaj ato janë personazhet kryesore të vizatimeve të tij.

“Këtu jam unë, këtu është nëna dhe këtu babi që kapte peshk”, theksoi Adrieli.

Gjyshja e Adrielit na tregon se çelësi i zhvillimit të një fëmije me nevoja të veçanta është durimi që duhet të tregosh me ta.

“Për të punuar me fëmijët me aftësi ndryshe duhet durim shumë i madh, po nuk pate durim je e dështuar. E dërguam në kopsht dhe gjithmonë e shikoja që e tërhiqnin e i pëlqenin gjërat me ngjyra të theksuara dhe kërkonte gjithmonë laps. Adrieli të dëgjon, të respekton, përdor fjalët magjike, por ka pak vështirësi në të shprehur”,  u shpreh Vjollca Bixhaku.

Kur të rritet Adrieli, e ka të qartë se çfarë do të bëhet.

“Unë do rritem, do bëhem i madh dhe piktor”, thotë ai.

Në shkollë Adrielit i mungon një mësuese ndihmëse që të mësojë me të në të gjitha lëndët, por në shtëpi nuk i ka munguar diçka e tillë.

“Nuk ka ditë, nuk ka minutë që nuk e shikoj për të mësuar, për të shkruar, tabelat e pjesëtimit, të shumëzimit”, thotë gjyshja e tij.

Gjyshe Vjollca dëshiron të ndajë edhe një mesazh për prindërit e rinj të cilët do duhet të përballen me të tillë situatë.

“Mesazhi im për ata prindër që kanë fëmijë me aftësi ndryshe, do u thosha që janë prindërit më me fat që kanë fëmijë të tillë që të japin vetëm dashuri dhe të punojnë sa më fort të mos i braktisini fëmijët”, thekson ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026