Historia e koreanit që jeton dhe shërben në Shkodër prej 17 vitesh

4 Mars 2026 | 20:57

Nga Koreja e Jugut në zemër të veriut të Shqipërisë. Prej 17 vitesh, Jaijin Kim jeton në Shkodër, ku shërben si pastor në kishën ungjillore të qytetit. I njohur nga komuniteti edhe si “Gjini Shqiptar”, ai flet shqip rrjedhshëm dhe e konsideron tashmë Shkodrën si atdheun e tij të dytë.

“Tani Shkodra është shtëpia ime, kombi im…”, tha Jaijin Kim – Pastor i Kishës Ungjillore

I lindur në Korenë e Jugut, ai rrëfen se jeta e tij mori një drejtim të papritur. Fillimisht familja u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të vështirësive ekonomike, ndërsa në vitin 2007 vendosi të transferohej përfundimisht në Shqipëri. Shkodra, thotë ai, ishte dashuri me shikim të parë.

“Shkodra është një qytet shumë i veçantë për mua . Herën e parë ishte pak e vështirë për të mësuar gjuhën shqipe dhe kulturën e saj por ngrohtësia që gjeta këtu më ka prekur shumë . Kam mësuar ngadalë ngadalë gjuhën shqipe dhe kulturën e saj . Unë e kam ditur që Shkodra është qëndra e kulturës së Shqipërisë”, shtoi Jaijin Kim – Pastor i Kishës Ungjillore.

Ai pranon se kurrë nuk e kishte imagjinuar që do të jetonte në Shqipëri, por një dëshirë e brendshme e orientoi drejt këtij vendi.

“Nuk e kam imagjinuar kurrë që do jetoja një ditë në Shqipëri, por kur isha në Londër kam dëgjuar për emrin Shqipëri dhe pas këtij zemra ishte e vendosur për Shqipërinë“, tha ai.

Së fundmi, pastori thotë se është befasuar nga numri i turistëve koreano-jugorë që vizitojnë veriun e vendit, një destinacion i largët nga vendlindja e tij. Ai tregon se ka vizituar zona ikonike si Thethi dhe Valbona, duke e krahasuar natyrën shqiptare me atë italiane.

“Kam dëgjuar disa këngë si “Lule Borë ose disa gjëra, si dhe kam vizituar disa vende në veri përshembull Thethin ose Valbonë. Shumë vende në veri të Shqipërisë dhe natyra ishte shumë e bukur, pamja pothuajse si në Itali”, tha Jaijin Kim.

Në fund, ai ka një mesazh për të rinjtë shqiptarë, duke i inkurajuar të investojnë te vetja dhe te vendi i tyre.

“Ëndrra ime është të shoh të rinjtë shqiptarë të mësojnë shumë, të rriten dhe të japin konributin e tyre të vyer për Shqipërinë . Maksimizojini pikat tuaja të forta dhe minimizoni dobësitë dhe duke u bërë të fortë përballoni çdo sfidë. Ata do të transformojnë të ardhmen e Shqipërisë. Shkodranë dhe shqiptarë, shumë faleminderit .”

Prej 17 vitesh në Shkodër, Jaijin Kim nuk është më thjesht një i huaj që jeton në Shqipëri, por një qytetar që e ndjen veten pjesë të komunitetit dhe kulturës shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026