Hita-vartësve: Drogë pranë shkollave?! E patolerueshme, merrni masa urgjentisht!

17 Maj 2026 | 13:36

Me anë të një telegrami drejtuar drejtorive vendore të policisë dhe departamenteve, kryepolici Skënder Hita ka urdhëruar rritjen e masave për sigurinë në shkolla dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda perimetrit të sigurisë në institucionet arsimore.

Mësohet se ky urdhër Hitës ka ardhur pas një analize të problematikave gjatë vitit shkollor 2024-2025 por dhe pas shqetësimit të adresuar të një prindi ditët e fundit, fëmijës së të cilit i ishte ofruar kanabis sativa pranë një gjimnazi në kryeqytet.

Hita kërkon që siguria në shkolla të jetë një prioritet në punën e përditshme të uniformave blu, duke urdhëruar kontrolle periodike dhe të befasishme jo vetëm me shërbime të dukshme por edhe me agjentë civilë.

Po ashtu Hita kërkon që të mbahet kontakt i vazhdueshëm me oficerët e sigurisë në shkolla dhe drejtuesit e institucioneve për nxënësit problematik, lidhur me konflikte apo informacione të mbajtjes së armëve të ftohta si dhe subjektet pranë shkollave që tregtojnë produkte të ndaluara si alkool dhe duhan për grupmoshën nën 18 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026