Hita vizitë në Korçë, kush janë dy porositë kryesore për policinë e qarkut juglindor

30 Prill 2026 | 10:34

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës, ku u bë një analizë mbi punën dhe ecurinë e strukturave të policisë në qarkun juglindor.

Gjatë takimit me drejtuesit e komisariateve të zonës, Hita konfirmoi në detyrë Vilson Balën si drejtor të Policisë në Korçë, i cili nuk do të preket në kuadër të ndryshimeve të fundit në Policinë e Shtetit.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se drejtori i përgjithshëm ka lënë dy porosi kryesore për strukturat vendore. E para lidhet me forcimin e luftës kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat pranë shkollave, një problem që sipas tij mbetet shqetësues për qarkun e Korçës.

Po ashtu, Hita ka kërkuar rritjen e efikasitetit të Policisë Rrugore, duke theksuar se në akset nacionale duhet të shmangen postblloqet, sidomos gjatë sezonit veror. Sipas tij, kontrollet duhet të realizohen përmes përdorimit të makinave inteligjente dhe radarëve.

Në përfundim të mbledhjes, drejtori i Policisë së Shtetit nuk pranoi të japë deklaratë për mediat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026