Hitaj: 2 kryetarë të partive të vogla do bashkohen me Ramën për poste ministrash
Gazetari Arbër Hitaj, tha në Euronews Albania se në këto zgjedhje të 11 majit mund të kemi dhe të papritura por jo gjëra absurde, siç është fakti se lider të partive të vogla, të mund të kalojnë më një post ministri në PS apo PD.
“Kam dëgjuar disa nga liderët e partive të reja që kanë deklaruar se vota e tyre, një mandat i tyre është e barabartë me një ministër të PS ose PD-së. Këtë e shikoj si një mesazh që nënkupton se nesër jemi të hapur për negociata dhe bashkëqeverisje, qartazi me një post ministri.
Pra, mendoj se ata do kalojnë tek Partia Socialiste me një post ministri. Ketë e kemi parë dhe në vende të tjera, ka ndodhur dhe në 2009-t-tën kur LSI me 4 mandatet e saj vajti tek Sali Berisha. Nuk e shikoj si diçka absurde”, tha Hitaj.
I pyetur se pse mund ti duhet Edi Ramës një hap i tillë, Hitaj theksoi se kjo mund të ndodhë nëse kryeministri do të ketë nevojë për një mandat tjetër.
“Këto janë sinjale që ata japin se janë një muaj larg nga zgjedhjet. Nëse rezultati del 69, besoj që do të hapet edhe pjesa e negociatave dhe nuk do habitesha fare që një pjesë e atyre që janë në lista të PD-së të kalojnë në listat e PS-së”, tha Arbër Hitaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil