Hollywood/ Aktorët braktisin premierat, ndërpriten xhirimet e filmave
Bashkimi i aktorëve të mëdhenj të Hollivudit me grevën e atyre të ekranit të vogël ka dhënë efektet e para.
Aktorët Sillian Mërfi, Met Demon dhe Emili Blant braktisën premierën e filmit “Open hajmer” të regjisorit Kristofer Nolan, e planifikuar për mbrëmjen e së enjtes në Londër.
Vetë regjisori Nolan i tha audiencës se aktorët ishin larguar për të “vendosur piketat e tyre”, duke lënë të kuptohet se ai i mbështet ata në betejën e tyre.
Greva e cila nisi të enjten, e shoqëruar me protesta përpara selive të gjigantëve të produksionit kinematografik, do të thotë se filmat në prodhim e sipër do ta kenë të pamundur të vazhdojnë.
Edhe në rastet kur filmat kanë përfunduar, aktorët nuk do të jenë të gatshëm për xhirime të skenave të caktuara, apo për procedura të tjera.
Edhe shfaqjet televizive që po filmohen do të ndalojnë, edhe pse në disa raste mund të arrihen marrëveshje mes aktorëve, stafit dhe producentëve për të vijuar punën.
Mes filmave që janë në xhirim e sipër, por që do të preken nga greva, spikasin “Avatar 3” dhe “Gladiatori 2”.
Gjithashtu, bojkoti do të prekë edhe premierat dhe eventet me tapet të kuq, përfshirë këtu filmin e “Diznej”, “Fantazmat e shtëpisë së madhe”, që do të publikohet më vonë gjatë muajit.
Gjithashtu, mes eventeve janë edhe dorëzimi i çmimeve “Emi” dhe ai i “Komik Kon”, që mund të shtyhen apo të anulohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren