Homazhe në muzeun “Kadare” në Gjirokastër, banorë e turistë lënë mesazhe

3 Korrik 2024 | 15:58

Përgjatë kësaj te mërkure në muzeun “Kadare” në qytetin e Gjirokastrës kanë vazhduar aktivitetet homazh në nderimin të jetës dhe aktivitetit të gjeniut të letrave shqipe. Banorë, vizitorë vendas dhe të huaj ndërsa kanë lënë mesazhet në Librin e Ngushëllimeve duke shprehur vlerësimin për Kadarenë.

“Muzeu “Kadare” në këto ditë ka qenë në ditë zie, ka pritur homazhe për Ismail Kadarenë, prania e vizitorëve ka qenë goxha e lartë, ne kemi vënë re dhe shumë vizitorë gjirokastritë, të cilët kanë ardhur, kanë lënë mesazhet e ngushëllimit, në librin që ne kemi vendosur pranë muzeut”,-tha Bruno Pjetri, ciceron.

“Përmes Kadaresë na njohu e gjithë bota, ishte një udhërrëfyes për ne shkrimtarët ishte një kolos i madh shqiptar”,-tha një vizitore .

“Për mua është një shkrimtar i madh, veprën e tij kam nisur ta studioj rreth vitit 2020, kur dëshiroja të mësoja për Shqipërinë, ishte diçka e veçantë të shikoje si ai shkruante për historinë dhe zhvillimet në Shqipëri”,-tha turistja.

Shkrimtari Ismail Kadare kaloi fëmijërinë dhe rininë e hershme në Gjirokastër ndërsa qyteti i gurtë është një prej motiveve mbizotëruese në krijimtarinë letrare të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026