Homazhe për masakrën e Reçakut, përkujtohet në Korçë 25-vjetori i ngjarjes në Kosovë
Studentë dhe pedagogë të Universitetit te Korçës Fan S.Noli, kanë ndezur qirinj në pedonalen e qytetit në nderim te 45 civilëve të pafajshëm, të vrarë 25 vite më parë në Reçak të Kosovës.
Pedagogia e historisë Alba Kreka tregon se ngjarja e Reçakut mbi popullsinë civile të Kosovës ka qënë ngjarja më e rëndë e ndodhur nga makineria ushtarake serbe, ngjarje që ka shokuar mbarë opinionin ndërkombëtar.
“Tre fjalë ishin ato që përcaktuan çfarë kishte ndodhur në Kosovë. Luftë dhe krim kundër njerëzimit. 1:05 ne sot kemi dalë të kujtojmë të rënët e luftës të cilët ishin gra, burra, fëmijë, moshë e moshuar dhe ata meritojnë të nderohen ndaj ne sot së bashku me fëmijët pavarësisht kushteve të motit dolëm në nderim të tyre. Është drejtësia ajo që përcakton paqen, le të shpresojmë që krime të tilla kundër njerëzimit mos ndodhin më, si ajo në Zveçan të mos ndodhin më, historia duhet të shërbejë të mos përsëriten gabimet e së kaluarës”, tha Kreka.
Pjesë e homazheve të kësaj ngjarjeje të dhimbshme të popullit të Kosovës dhe jo vetëm janë bërë veç studentëve edhe qytetarë korçarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet