I mbijetuari i masakrës së Reçakut: Tmerr! Serbët më vranë 12 kushërinj dhe vëllain
I mbijetuari i masakrës së Reçakut të kryer nga Serbia në Kosovë në vitin 1999, Rame Shabani, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë asaj periudhe, në një kohë që sot kjo ngjarje shënon 25 vite.
Përmes një interviste në Euronews Albania, Shabani është shprehur se në atë masakër ai ka humbur vëllanë e tij dhe 12 kushërinj.
Kujtojmë se edhe sot e kësaj dite, shteti serb ende nuk ka kërkuar një falje lidhur me masakrat e kryera në Kosovë.
“Unë atë ditë e mbaj mend si vitin 1999. Ne jemi çuar në krismat e automatikut, tanket, autoblindat. Në atë masakër i kam humbur 12 kushërinj dhe vëllain. Atë ditë jemi çuar në mëngjes dhe kemi dalë në oborr dhe kena kqyr me Sadik Osmanin dhe Myslym Bilalin.
Në atë kohë ka pas Sadik Osmani një telefon ajror. I kena telefonu i kena thirr në Ferizaj. Jena drejtu në oborrin e Sadik Osmanit që kishte bodrum. Kanë qenë rreth 30 vetë, me gra e me fëmij”, tha Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve