“Homologët do përgjigjen me shpejtësi”- Manja flet për autorët e vrasjes së Nikulaj

27 Prill 2023 | 11:21

Ministri i Dresjtësisë Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me zbardhjen e vrasjes së biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Gjatë një deklarate për media këtë të enjte Manja, theksoi se organet ligjzbatuese po punojnë me partnerët e huaj për lokalizimin dhe ekstradimin e 6 personave të përfshirë në vrasjen e biznesmenit.

“Po bashkëpunojmë me institucionet e huaja në lidhje me ngjarjen. Do bëjmë të mundur ekstradimin e këtyre personave dhe vënien e tyre para drejtësisë. Kam përgëzime për policinë dhe prokurorinë që zbardhën ngjarjen e shëmtuar. Jemi në bashkëpunim me prokurorinë. Jam i bindur se shumë shpejt dhe homologët do na përgjigjen me të njëjntën shpejtësi”, tha Manja.

Kujtojmë se ditën e djeshme u zbulua se plani për vrasjen e 50-vjeçarit kishte nisur më shumë se 3 muaj më parë dhe se grupi i vrasësve të dyshuar është:

    • Edmond Haxhia, shqiptaro-britanik
    • Ruben Saraiva, ekzekutori portugez
    • Harry Simson, britanik
    • Thomas Mithan, britanik
    • Steven Hunt, britanik në rolin e vëzhguesit
    • Harriet Bridgeman, britanik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026