Honda prezanton një linjë të re të makinave elektrike

10 Janar 2024 | 19:24

Honda zbuloi dy automjete konceptuale në Panairin e Konsumatorëve Elektronikë në Las Vegas, që ofrojnë një vështrim të hershëm të linjës së ardhshme të automjeteve elektrike.

E para nga këto modele të reja, e quajtur Seria Honda 0, do të dalë në prodhim në vitin 2026, njoftoi Honda. Modelet e reja do të kenë gjithashtu një logo të re Honda “H” si pjesë e kalimit të kompanisë te automjetet elektrike.

Honda njoftoi vitin e kaluar se po investonte 40 miliardë dollarë për të krijuar automjete të reja elektrike me plane për të prezantuar 30 EV të reja globalisht deri në vitin 2030. Më herët, Honda njoftoi planet për të shitur vetëm automjete me emetim zero në tregjet kryesore deri në vitin 2040.

Aktualisht, Honda mbetet prapa konkurrentëve kryesorë në shitjet e automjeteve plotësisht elektrike. Në Shtetet e Bashkuara, Honda aktualisht nuk ofron ndonjë model plotësisht elektrik, megjithëse ka ofruar disa në të kaluarën të synuara në tregje specifike, si Kalifornia. Dhe një SUV elektrik i tregut masiv – Prologue, i krijuar në bashkëpunim me General Motors – pritet të dalë në shitje më vonë këtë vit. Ndërkohë, konkurrentët si Hyundai, Kia, Ford dhe GM kanë disa modele EV për shitje tashmë.

Dy automjetet konceptuale të serisë Honda 0 quhen Saloon dhe Space-Hub.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026