Hovenier: Amerika nuk mbështet “Shqipërinë e Madhe” e as “Serbinë e Madhe”

16 Gusht 2023 | 16:25

Amerika nuk e mbështet idenë as për “Shqipërinë e Madhe” e as për “Serbinë e Madhe.

Ky ishte mesazhi i qartë që dha ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Jeffrey Hovenier gjatë një takimi me gazetarë.

Kjo deklaratë erdhi pas polemikave dhe diskutimeve të shumta që ngjalli vizita e Kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, ku pasi u takua me faktorin shqiptarë atje u akuzua se promovoi idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Ndër të parët që e artikuloi publikisht këtë akuzë ishte presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili e cilësoi skandal vizitën e Kurtit në Tetovë dhe shfaqen e simboleve të “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin autoctonus.

Edhe vetë Dimitar Kovacevski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut e dënoi shfaqen e këtyre simboleve duke deklaruar se është në kundërshtim me ligjet e vendit të tij.

Pas këtyre akuzave, qeveria e Kosovës reagoi përmes zëdhënësit të saj, duke i konsideruar këto akuza të kota, pasi sipas tij është Vuçiç ai që po punon dhe insiston për botën serbe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026