Kabinetet dentare në shkolla, shërbimi shtrihet në të gjitha shkollat 9-vjeçare
Në shkollat 9-vjeçare do të vendoset shërbimi dentar falas. Projekti i nisur në disa qytete kryesore tashmë do të shtrihet në gjithë vendin.
Të gjitha shkollat 9- vjeçare në vend do të jenë të pajisura me kabinete dentare që do të ofrojnë shërbim stomatologjik falas për nxënësit.
Projekti i Ministrisë së Shëndetësisë për të rikthyer shërbimin falas në sistemin arsimor, ka nisur fillimisht në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër ku janë funksionale kabinetet e reja dentare, ndërsa po punohet për zgjerimin e këtij shërbimi në shkollat e Gjirokastrës, Krujës, Kukësit, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Lezhës, Matit, Dibrës, Korçës dhe Beratit.
Përgjatë vitit të shkuar, ekipet e mjekëve stomatolog bënë depistimin e shëndeti oral të më shumë se 70% të nxënësve në shkollat publike ku u vu re që një pjesë e tyre kishin problem me kariesin dentar. Paralelisht me kabinetet në shkolla në funksion janë vendosur edhe 2 kabinete të lëvizshme të cilat kanë ofruar shërbim për 5 mijë fëmijë të moshë 6-15 vjeç.
Kabinetet dentare në shkolla, krahas depërtimeve në shtator dhe mars, ofrojnë shërbim dentar falas për të gjithë nxënësit e shkollës në ditën që ka edhe proces mësimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit