​Hovenier: Ka aktorë të huaj që tentojnë të minojnë demokracinë e Kosovës

10 Dhjetor 2024 | 12:58

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se në Kosovë “ka aktorë të huaj keqdashës aktivë që tentojnë të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar ndasitë etnike”.

Ai ka thënë se diçka e tillë nuk duhet lejuar të ndodhë.

Në një konferencë për integritetin e informacionit DISICON, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me seli në Uashington, Hovenier ka theksuar se dezinformatat mund të kenë pasoja të mëdha veçanërisht gjatë viteve të zgjedhjeve, duke shtuar se është e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje në informata të sigurta.

Ai ka përmendur një bisedë të rreme të publikuar në rrjetet sociale disa vjet më parë ku bëhej fjalë për një bisedë jo të vërtetë mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se kishte për “synim të mbillte mosbesim brenda komunitetit serb të Kosovës”.

“Dezinformatat mund të kenë pasoja të mëdha, por veçanërisht gjatë viteve të zgjedhjeve dhe është e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje në informata të sigurta për të marrë vendimet më të mira që mund të marrin për të ardhmen e vendit të tyre…Ka aktorë dashakeq të huaj aktivë që tentojnë të minojnë demokracinë e Kosovës duke ekspaltuar ndasitë etnike. Nuk duhet të lëmë një gjë e tillë të ndodhë…E keni parë se si një bisedë e rrejshme mes meje dhe kryeministrit Kurti që dukej se synonte të mbillte mosbesim tek komuniteti serb i Kosovës, i cili u postua online. Për fat të mirë jo shumë njerëz e morën seriozisht dhe unë pata folur që nuk isha unë, por çfarëdo teknologjie shfrytëzonte zërin tim, por kryeministri Kurti fliste me një theks britanik dhe shumë shpejtë e kuptuam dhe patëm mundësi që ta mohonim një gjë të tillë. Por, që dikush kishte shkruar një skenar, kishte përgatitur, kishte bërë një regjistrim për të mbjellë mosbesim dhe shqetësim tek komuniteti serb dhe e publikoi në rrjetet sociale, është indikator i problemit për të cilin po flas”, deklaroi Hovenier.

Për këtë ai ka thënë se lëvizjet e tilla tregojnë se aktoret keqdashës përpiqen të shfrytëzojnë natyrën shumetnike të Kosovës për të krijuar ndarje.

“Lëvizjet e tilla tregojnë se aktoret keqdashës përpiqen të shfrytëzojnë natyrën shumetnike të Kosovës për të krijuar ndarje. Diversiteti i Kosovës është burim i forcës dhe Kosova është shtet shumë etnik, është burim i forcës dhe jo i ndasisë. Dhe nismat si DISCION mund të gjejnë mënyra të reja për të ndërtuar ekosisteme, informacione që nxisin besime ndërmjet grupeve etnike duke e bërë vendin më të fortë. ShBA është shumë e përkushtuar për këtë punë”, shtoi Hovenier.

Hovenier, i cili përfundon mandatin e tij në Kosovë në fund të dhjetorit, ka ritheksuar rolin e SHBA-ve ndaj Kosovës, duke thënë se mbeten të përkushtuar ndaj këtij vendit në mbështetje të mediave të pavarura, përfshirë ato që drejtohen nga pakicat./Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026