Hoxha: Integrimi në BE mbetet prioritet, negociatat nuk janë bllokuar

14 Maj 2026 | 12:22

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Feri Hoxha, ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet një nga objektivat më të rëndësishëm të qeverisë, duke theksuar se procesi i negociatave vijon normalisht dhe nuk është i bllokuar.

Gjatë një prononcimi mbi ecurinë e integrimit europian, Hoxha u ndal te marrëdhëniet me BE-në, ritmi i reformave dhe perspektiva e zgjerimit, duke bërë thirrje edhe për një klimë më konstruktive politike në vend.

“Marrëdhëniet tona me BE-në dhe vendet anëtare nuk kanë qenë asnjëherë më të ngushta se sot. Rezultatet konkrete dhe reformat janë i vetmi kriter vlerësimi për BE-në. Vendi ka avancuar me një ritëm të përshpejtuar dhe të vlerësuar, Shqipëria ka konsoliduar pozicionin e saj së bashku me Malin e Zi. Kur flitet për zgjerim, përmendet edhe Shqipëria dhe objektivi për të mbyllur negociatat teknike në vitin 2027. Zyrtarët më të lartë të BE-së kanë theksuar se, nëse ruhet ritmi aktual, ky objektiv i anëtarësimit brenda vitit 2030 është absolutisht i arritshëm. Procesi kryesor është ai i shqyrtimit të raportit të KE-së për piketat e ndërmjetme. Ndryshe nga sa dëgjohet, ky proces nuk është bllokuar e as ndaluar nga shtetet anëtare. Si çdo vend kandidat, Shqipëria nuk është pjesë formale e diskutimeve të brendshme në KE; do të jetë në atë tryezë vetëm kur të jetë anëtare. Procesi i integrimit duhet të mbështetet në një klimë konstruktive dialogu dhe bashkëpunimi”, tha Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026