Hoxha sfidon Gjanën: Më gjej 1 kapanon 2000 metra në Kukës, të sjell 2000 punëtorë
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha sfidoi në studion e “RinOn” nënkryetarin e bashkisë Kukës, Granit Gjana në një debat për qytetin e Kukësit.
Sipas Gjanës, të rinjtë s’duhet të largohen sepse mundësitë për të ecur përpara po rriten, ndërsa Hoxha insistoi se nuk ka kushte të favorshme dhe s’po bëhet mjaftueshëm për të ndaluar fenomenin e emigracionit.
Nënkryetari i bashkisë propozoi se çdo investitor është i lirë të vijë në Kukës dhe të japë kontributin e tij, gjë që sipas deputetit demokrat nuk është e mundur.
“Të bëj një sfidë. Më gjej një zonë industriale, më gjej një kapanon 2 mijë metër e të sjell unë nesër 2 mijë punëtorë,” – u shpreh Hoxha.
Ndërsa Gjana ja ktheu se në këto vitet e fundit janë hapur të paktën dy fasoneri.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë