Hoxha: Shqipëria e fokusuar tërësisht në procesin e anëtarësimit në BE

10 Prill 2026 | 12:10

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka deklaruar se objektivi kryesor i qeverisë mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin ai e cilësoi si “zemreku i punës” së institucioneve shtetërore.

Gjatë një takimi me gazetarët, Hoxha theksoi se procesi i integrimit europian përfaqëson një transformim të thellë të vendit, ku reformat dhe rezultatet, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me progresin drejt BE-së.

“Jemi mësuar të flasim gjithmonë për integrimin europian, por termi i saktë është anëtarësimi në BE. Kjo është rruga për të cilën jemi angazhuar… Kjo ministri, ministritë e tjera, qeveria dhe i tërë aparati ekzekutiv ka vetëm këtë moto: çfarë po bëjmë për procesin e anëtarësimit në BE”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se procesi i integrimit nuk është vetëm teknik, por një ndryshim i prekshëm që ndodh brenda vendit, ndërsa vendimmarrja në Bruksel, sipas tij, shoqërohet me reforma konkrete në Shqipëri.

“Integrimi nuk është vetëm proces teknik… por një transformim që ndodh në një vend. Vendimi merret në Bruksel, impakti është këtu”, theksoi Hoxha.

Një tjetër fokus i deklaratës së tij ishte diaspora shqiptare, ku ministri bëri të ditur se brenda pak ditësh do të zhvillohet Samiti i Diasporës, me pjesëmarrjen e gjerë të bashkatdhetarëve dhe me 18 panele diskutimi.

“Qëllimi ynë është i qartë, të nisim investimet si dhe të krijojmë politika gjithëpërfshirëse… Duam që të forcojmë lidhjet me diasporën”, tha ai.

Sipas Hoxhës, në samit do të trajtohen çështje që lidhen me ekonominë, kulturën, investimet dhe përfshirjen e diasporës në vendimmarrje, përfshirë edhe të drejtën e votës.

“Thelbi i samitit është që të kalojmë nga fjalët te veprat”, deklaroi ministri, duke shtuar se synimi është forcimi i rolit të diasporës në zhvillimin e vendit dhe afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, prej më shumë se një muaji po zhvillohen protesta të përditshme në mbrëmje, të nxitura nga kundërshtimi i një projekti për...
19:09 | 04/07/2026

LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë këtë të shtunë në ditën e saj të 35-të ndërsa tubimit i janë bashkuar qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe...
18:58 | 04/07/2026

Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i...
15:14 | 04/07/2026