Hoxha takim me homologen bullgare: Zgjerim i bashkëpunimit në energji, infrastrukturë dhe ndërlidhje strategjike
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Sofje të Bullgarisë, ku në kuadër të mbylljes së Presidencës së Bullgarisë në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore për periudhën 2025–2026, do të zhvillohet Takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në SEECP-së.
Paraditen e sotme, Hoxha është pritur në një takim bilateral nga Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, takim që rikonfirmoi partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Në një postim në X pas takimit, Hoxha theksoi se “diskutimet tona nxorën në pah rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në sektorë kyç si energjia, infrastruktura dhe ndërlidhja strategjike”.”Në këtë kontekst, nënvizuam rëndësinë e Korridorit VIII, si një lidhje me rëndësi jetike midis rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të konsiderueshëm për të rritur tregtinë, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Evropën Juglindore”, shkruan Hoxha.
Ministri i Jashtëm shtoi se Shqipëria vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin tonë të anëtarësimit në BE dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një politikë të besueshme zgjerimi.
Postimi i Ministrit Hoxha në X:
Sofje – Kënaqësi të takohem me Ministren e Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova, duke riafirmuar partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. 🇦🇱🇧🇬
Diskutimet tona nxorën në pah rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha kyçe si energjia, infrastruktura dhe ndërlidhja strategjike. Në këtë kontekst, nënvizuam rëndësinë e Korridorit VIII, si një lidhje me rëndësi jetike midis rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të konsiderueshëm për të rritur tregtinë, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Evropën Juglindore.
Gjithashtu shkëmbyem pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, duke riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria vlerëson shumë mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin tonë të anëtarësimit në BE dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një politikë të besueshme zgjerimi.
Ne theksuam më tej rolin e rëndësishëm të minoriteteve kombëtare në vendet tona respektive përkatëse, si ura miqësie dhe bashkëpunimi.
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)