Hulkenberg në gjurmët e Newey’t

26 Prill 2024 | 11:58

Adrian Newey mbrëmë dhe Niko Hulkenberg sot, janë dy lëvizjet e rradhës që tronditën Botën e Formula 1. Në rast se për inxhinierin britanik nuk dihet ende e ardhmja dhe Red Bull nuk ka komentuar ende lajmin e ardhur nga Gjermania. Për pilotin gjerman të Haas jo vetëm që largimi është zyrtar, por dihet edhe skuadra e re.

Veterani i pranishëm në Power Rankings këtë sezon, pas largimit nga skuadra amerikane, do ta vazhdojë karrierën me Kick Sauber që u ble 100% pak javë më parë nga Audi dhe do të garojë me këtë emër nga viti 2026. 36 vjecari do të jetë një element i rëndësishëm në zhvillimin e projektit të ri që ndërroi drejtues nga zviceranët tek gjermanët.

Prej vitit 2010 në cirkuit ai sjell në skuadrën e re eksperiencën e më shumë se 200 garave dhe rekordit për startin e më shumë garave pa përfunduar në podium mes pilotëve aktualë. Hulkenberg ka garuar një dekadë më parë për zviceranët e Sauber. Ndërsa transferimi i ri do ta bashkojë edhe një herë me Team Principal Andreas Seidl, i cili drejtonte Porsche kur Hülkenberg fitoi 24 orët e Le Mans në vitin 2015.

Si i vetmi pilot gjerman në këtë moment në pistë, ai do të jetë një element i fortë marketingu për skuadrën e re. Kjo është situata e pilotëve për vitin 2025 në Formula 1:

Red Bull

Max Verstappen (kontratë deri në fund të 2028)

??

Mercedes

??

??

Ferrari

Lewis Hamilton (kontratë disa vjecare që fillon në 2025)

Charles Leclerc (kontratë përtej 2024 që raportohet deri në fund të 2026)

McLaren

Lando Norris (kontratë disa vjecare përtej 2025)

Oscar Piastri (kontratë deri në fund të 2026)

Aston Martin

Fernando Alonso (kontratë disa vjecare, të paktën deri në fund të 2026)

??

Audi

Nico Hulkenberg (kontratë disa vjecare, të paktën deri në fund të 2026)

??

Alpine

??

??

Williams

??

??

Visa Cash App RB

??

??

Haas

??

??

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024