Humb jetën nga COVID-19 gazetari Artjan Tepelena
Gazetari Artjan Tepelena humbi jetën nga COVID-19 në moshën 58-vjeçare.
Lajmi u bë me dije të shtunën në mëngjes dhe menjëherë mori vëmendjen e kolegëve të tij që shprehën pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta.
Në faqen zyrtare në Facebook ka reaguar dhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili përshkroi Tepelenën si një shembull të mirë për brezat e rinj të gazetarëve.
Ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët, Meta solli në vëmendje kontributin e pazëvendësueshëm në media të gazetarit.
“Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion,” – shkroi presidenti.
Artjan Tepelena ishte gazetar dhe drejtor programacioni në disa televizione.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania