Humbën 10% të masën në 2 vite, çfarë po ndodh në akullnajat zviceriane?

28 Shtator 2023 | 13:47

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës rreth 10% në dy vjetët e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë.

“Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 6 për qind të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4 për qind, çka përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve”, ka thënë Komisioni.

“Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me periudhën 1960 – 1990”, ka thënë ky trup.

Si arsye për një shkrirje të tillë është përmendur sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë.

Një pjesë e akullnajave është zhdukur plotësisht. Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave. Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë ka shkuar në 3 metra.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor

Një amerikan i cili u infektua me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka mbërritur në Gjermani për trajtim. Lajmin e njoftoi të hënën ministria e shëndetësisë në Berlin, disa javë...
15:31 | 14/07/2026

Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko

Parlamenti i Ukrainës pranoi të martën dorëheqjen e kryeministres Yulia Svyrydenko, duke shkarkuar qeverinë e saj dhe duke shkaktuar një riorganizim të kabinetit. Presidenti Volodymyr...
15:29 | 14/07/2026

Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime

Dronët ukrainas kanë goditur pothuajse të gjitha urat në Krime dhe kanë ndërmarrë sulme të befasishme ndaj anijeve në ditët e fundit, duke e shkëputur...
15:26 | 14/07/2026