Humbi jetën nga Covid-19, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi
18 Dhjetor 2020 |
19:16
Mes lotësh dhe lulesh është pritur këtë të premte trupi i pajetë i mjekut neurolog Drini Dobi në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Mjeku ndërroi jetë me 9 dhjetor si pasojë e Covid-19. Familjarë, miq e kolegë të pranishëm të përlotur duartrokitën në nder të neurologut më të njohur në vend.
Mes lotësh mjekët shprehën mirënjohjen për kolegun e tyre.
“Më falni! Nuk mundem, faleminderit”, u shpreh Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
Mjeku Drini Dobi ndërroi jetë në Itali, pasi u dërgua për mjekim ne vendin fqinj duke qenë se shfaqi simptoma të rënda të Covid-19. I ndjeri Dobi u prek nga COVID-19 më 22 nëntor.
Në Shqipëri kanë humbur jetën 25 mjekë si pasojë e Covid-19.
Lajme të Sugjeruara
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta