Humbi jetën pasi lindi binjakët, mesazhi prekës i vëllait: Një pjesë e shpirtit tim është fikur bashkë me të

26 Prill 2026 | 14:33

Vëllai i së ndjerës Migena Salihi, e cila humbi jetën pasi i dha jete dy binjakeve ka postuar një mesazh prekës për motrën e tij. Samir Salihi, mes dhimbjes së madhe për humbjen ka zgjedhur të falënderojë publikisht të gjithë ata që qëndruan pranë familjes në momentet më të vështira.

Ai falenderoi çdo person që dhuroi gjak, që u interesua, u lut dhe i qëndroi pranë familjes në ditë të vështira. Salihi theksoi se zemra e tij është e mbushur me dhimbje, por edhe me mirënjohje të thellë.

​“Sot zemra jeme asht e mbushun me dhimbje, por edhe me mirënjohje të thellë. Para tanave, du me falënderu nga zemra çdo njeri që dhuroi gjak për motrën teme, çdo person që u interesu, që pyti, që u lut dhe që na ndejti afër në kto momente kaq të vështira. Mirësia dhe solidariteti juj do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë.

​Nji falënderim i veçantë shkon për stafin mjekësor të Reanimacionit të Spitalit Rajonal në Shkodër, që bani gjithçka ishte e mujtun për me e mbajtë në jetë. Përkushtimi dhe përpjekjet tuja na jepshin shpresë në ato momente të errta.

Fatkeqësisht, motra jeme nuk ia doli… Si vllai i saj, nji pjesë e shpirtit tem asht fik bashkë me të. Do t’më mungosh sa te kem frymë, jeta e apit. Faleminders të tanve për mbështetjen”, shkruan ai.

Humbja e Migenës ka prekur thellë jo vetëm familjen, por edhe shumë qytetarë që u solidarizuan me thirrjet për ndihmë në ditët e fundit të cilat pavarësisht përpjekjeve, ajo nuk ia doli të mbijetojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026