Humbi kontrollin e mjetit të tonazhit të rëndë, aksidentohet për vdekje 55-vjeçari

12 Gusht 2024 | 11:06

Një 55-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne. Ai ishte duke shkuar drejt kantierit të firmës ku punonte, por rrugës dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:20, në Rubik, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026