Humbi ndjenjat në orën e fiskulturës, ndërron jetë 10-vjeçarja në Greqi

31 Tetor 2025 | 19:00

Një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetë në ambientet e shkollës në Greqi pasi humbi ndjenjat gjatë orës së fiskulturës. Rrethanat dhe shkaqet ende nuk dihen. Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e shkollës në Aspropyrgos.

Fëmija humbi ndjenjat ndërsa ecte në fushën e basketbollit. Sipas kartelës mjekësore të 10-vjeçares ajo nuk kishte patur më parë probleme. Ka qenë mësuesi i fiskulturës ai që e kuptoi se vajza ishte rrëzuar dhe thirri menjëherë infermieren e shkollës.

Infermierja i dha menjëherë ndihmën e parë dhe në të njëjtën kohë u thirr edhe ambulanca. Vajza më pas u transferua në spital. Mjekët u përpoqën për orë të tëra ta ringjallnin atë, por nuk patën sukses dhe konfirmuan vdekjen e saj.

Mësuesi i edukimit fizik u thirr në polici për të dhënë një deklaratë në lidhje me vdekjen e vajzës, ndërsa po zhvillohet një hetim për rrethanat e incidentit tragjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Terror në Krenarinë e Berlinit, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:49 | 26/07/2026

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026