Humbi në Himalaje për 9 ditë, i mbijetuari: Haja insekte me dorë të thyer

16 Shtator 2025 | 12:43

Samuel Vengrinovich, 44-vjeçar nga Amerika, u shpëtua pas nëntë ditësh zhdukje në malet e Himalajeve, ku përjetoi kushte ekstreme dhe mbijetoi falë një mrekullie të vërtetë. Ai rrëfen për gazetën “People” për përvojën e tij dramatike dhe luftën për mbijetesë.

Më 6 qershor, Samuel dhe një mik nga Holanda nisën një ecje në Himalaje pranë Dharmsalas, pa marrë telefonin me vete, pasi bateria ishte bosh dhe nuk kishte mundësi karikimi në kamp. Në gjysmë të udhëtimit, shoku i Vengrinovich vendosi të kthehej në strehë, ndërsa Vengrinovich dhe pjesa tjetër e grupit vazhduan. Ata kishin bërë rreth 60-70% të rrugës për në Qafën Indrahar kur një shtresë e trashë resh dhe mjegulle mbuloi zonën rreth mesditës, duke krijuar një mjegull të plotë.

Ishte sikur të shikoje nga dritarja e një aeroplani , ishim mbi re dhe nuk shihnim më asgjë poshtë nesh“, kujton Vengrinovich.

Duke u përpjekur të gjejë rrugën e kthimit, ai ra nga një lartësi prej 30 metrash, duke pësuar dëmtime të shumta, përfshirë thyerje në këmbë dhe dorë.

Pa ushqim dhe ujë, Samuel hante insekte dhe fruta të egra, dhe përdorte urinën e tij për të mbijetuar. Një ditë e ftohtë, një stuhi e papritur e ndihmoi të mbledhë ujë të shiut, gjë që i dha shpresë për të vazhduar. Ai ecën përgjatë lumit dhe shtrihej në çdo sipërfaqe të sheshtë për të pushuar.

Më në fund, në ditën e tetë, pa një helikopter që kërkonte në zonë, dhe ditën e nëntë gjeti një fshat. Banorët lokalë e ndihmuan dhe e çuan në spitalin më të afërt shtetëror në Indi, ku u shtrua për 17 ditë dhe iu nënshtrua disa operacioneve.

Pas 9 ditësh shoh tre burra në tempullin indian”, thotë Vengrinovich. “Dhe filloj të bërtas:Më ndihmoni, më ndihmoni, ju lutem më ndihmoni! Për fat të mirë, njëri prej tyre dinte anglisht. Ne filluam të bërtisnim me njëri-tjetrin. Më në fund ata thanë: ‘Qëndroni aty, qëndroni aty!”

Pas rikuperimit fillestar në Indi, Samuel u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe tani banon me prindërit e tij në Palm Coast, Florida, ku vazhdon trajtimin fizik. Ai thotë se shërimi është një proces që kërkon kohë dhe durim.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026