Humbin jetën dy persona nga virusi Marburg, i ngjashëm me Ebolën

18 Korrik 2022 | 21:26

Dy persona në Ganë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin Marburg, i cili shkakton sëmundje të ngjashme me Ebolën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se të dy pacientët në rajonin Ashanti të Ganës jugore kishin simptoma të tilla si diarre, ethe, të përziera dhe të vjella para se të ndërronin jetë.

Marburg, i quajtur sipas qytetit në Gjermani ku u regjistrua rasti i parë, është një sëmundje që shkakton ethe dhe simptoma të tjera të ngjashme me Ebolën, shkruan Euronews.

Ky virus përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të njerëzve dhe sipërfaqeve të infektuara.

Virusi është jashtëzakonisht i rrezikshëm, me një shkallë mesatare të vdekshmërisë prej rreth 50 për qind.

Sipas OBSH-së, aktualisht nuk ka asnjë trajtim të licensuar për të neutralizuar virusin.

Rastet e para me këtë virus u regjistruan në Gjermani, në Marburg dhe Frankfurt dhe në Beograd të Serbisë në vitin 1967.

Këto raste ishin të lidhura me punën laboratorike duke përdorur majmunët e gjelbër afrikanë të importuar nga Uganda.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026