Humbja e zgjedhjeve, Kryemadhi: Gabuam në djegien e mandateve dhe me bojkotin e zgjedhjeve lokale
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka quajtur zgjedhjet e 25 prillit, një fitore të oligarkëve dhe bandave.
“Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave se janë fituesit e vërtetë të zgjedhjeve që sapo kaluam, se janë të parët që duhen uruar. Së dyti uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjedhjet në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi në një deklaratë për mediat.
“Dua të falënderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që ja dhanë votën LSI-së dhe dua të falënderoj edhe 81 mijë e votuesit e pavlefshëm kur 70% e tyre janë votues të LSI-së”, tha ajo më tej.
Gjatë fjalës së saj ajo deklaroi se djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale ishte një strategji e gabuar.
“Patëm një strategji të gabuar duke filluar që nga djegia e mandateve, mos marrjapjesë ne zgjedhjet lokale dhe në mënyrë të qëllimshme, me dashje apo pa dashje i dhamë të gjithë pushtet në dorë Ramës, bandave dhe oligarkëve, për të tjetërsuar Kushtetutën”, shtoi ajo më tej.
Kryetarja e LSI-së i kërkoi falje presidentit Ilir Meta në emër të partisë dhe në emër të saj, lidhur me shqetësimin e kreut të shtetit për djegien e mandateve.
Ajo theksoi se është e zhgënjyer, por nënvizoi se LSI do të ringrihet.
“Zhgënjimin e kam pasur shumë të madh, por për një gjë jam e kthjellët; ky sistem është një sistem që i doli boja. LSI me 107 mijë vota merr 4 mandate dhe një tjetër forcë politike me 35 mijë vota që nuk dihet çfarë është, merr 3”, tha Kryemadhi.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit