Hungaria refuzon BE-në për embargon e naftës ruse
Hungaria nuk do të pranojë planin e Bashkimit Evropian për të ndaluar importet ruse të naftës, sepse është “kundër sigurisë kombëtare hungareze të energjisë”, sipas zëdhënësit të kryeministrit.
“Propozimi në emër të Brukselit sugjeron që embargoja duhet të bëhet deri në fund të vitit të ardhshëm. Periudha më e shkurtër, ne kemi qenë të qartë për këtë, kompanitë tona të naftës kanë qenë të qarta për këtë, është tre deri në pesë vjet”, tha Zoltan Kovacs, zëdhënësi i kryeministrit Viktor Orban për CNN.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi të mërkurën propozimin për embargon mbarë europiane të naftës ruse, një prej burimeve kryesore të të ardhurave për Moskën.
Shtetet anëtare do të kenë gjashtë muaj kohë për t’u larguar gradualisht nga blerjet e naftës së papërpunuar ruse, e deri në fund të vitit nga blerja e të gjitha llojeve të produkteve të naftës së rafinuar.
Nafta ruse nuk do të mund të tregtohet as nëpërmjet porteve e as tubacioneve.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)