Hyrja e Shkodrës “pushtohet” nga uji, kthehen përmbytjet

20 Nëntor 2022 | 13:28

Imazhet e Shkodrës së përmbytur vite më parë janë kthyer këtë të diel.

Reshjet e shiut kanë rënduar trafikun, dëmtuar tokat bujqësore dhe kanë detyruar banorët të përdorin varkat.

“Harku i Berdicës” në hyrje të qytetit është mbuluar nga uji. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se 4 familje janë evakuuar.

Në disa zona uji shkon deri në 50 centimetra.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematikë të shtuar në lagjen “Ajasëm” ku e vetmja mënyrë për banorët për të komunikuar me pjesën tjetër të qytetit janë varkat.

Disa toka bujqësore janë përmbytur pasi lumi Gjadër ka dalë nga shtrati gjithashtu.

Edhe niveli i lumit Kir në Shkodër është rritur për shkak të reshjeve të dendura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën

Po vijon seanca në GJKKO ndaj Laert Haxhiut, ndërkohë që në seancë ka dëshmuar Sami Bashaliu për vrasjen e kushëririt të tij, Albi Bashaliut, i...
11:44 | 28/07/2026

Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e...
10:59 | 28/07/2026

Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka informuar qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, të cilat...
10:48 | 28/07/2026