Akuzat për ksenofobi ndaj emigrantëve, Japonia i përgjigjet Biden
Sekretari i qeverisë japoneze Yoshimasa Hayashi tha sot se pretendimet e presidentit amerikan Joe Biden se ekonomia e Japonisë nuk po rritet sepse Japonia është “ksenofobike ndaj emigrantëve” janë “të pasakta dhe për të ardhur keq”.
Hayashi shtoi se lidhjet dypalëshe të Japonisë me SHBA-në janë më të forta se kurrë dhe se Tokio do të përpiqet t’i bëjë ato lidhje edhe më të forta, raporton Reuters.
Të enjten, Biden përfshiu Indinë, Kinën dhe Rusinë në mesin e vendeve, ekonomitë e të cilave nuk po rriten sepse ata janë “ksenofobikë ndaj emigrantëve”, përfshirë Japoninë.
Rritja ekonomike e vendeve të kritikuara nga Biden do të ngadalësohet këtë vit nga 0,9 në 6,8 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa SHBA do të ketë një rritje prej 2,7 për qind, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas Reuters.
Agjencia shton se rritja e SHBA-së është më e lartë se sa pritej dhe se shumë ekonomistë ia atribuojnë atë rritjes së fuqisë punëtore nga emigrantët.
LEXONI GJITHASHTU:
Kërcënimet e Kim Jong Un| SHBA, Koreja e Jugut e Japonia kryejnë stërvitje ushtarake
Analiza: Përballja Biden – Trump, historike në shumëçka
Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”