I akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari
Një 26-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosjetë rëndë me dashje, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, si rezultat i operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Bëhet fjalë për shtetasin Besmir Ajazi, i lindur në Kuçovë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës, ku 26-vjeçari akuzohet se ka plagosur rëndë, disa herë me thikë, shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit.
Ekstradimi u bë i mundur falë koordinimit mes Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe autoriteteve greke.
“Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë”, njofton policia.
Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika
Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 16:09 “Është radha e brezit të ri për të luajtur”, Mahrez tërhiqet nga kombëtarja e Algjerisë pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:04 Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 15:54 Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
- 15:44 Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë