I akuzuar për trafik droge në vendet e BE, ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi
Autoritetet spanjolle kanë ekstraduar drejt Shqipërisë shtetasin Juxhin Drazhi, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO, për përfshirje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.
“Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se Juxhin Drazhi ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë”, njofton policia.
34-vjeçari akuzohet si anëtar i grupit të ‘Visit të Pojës’ në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim në maj të këtij viti pas një operacioni të SPAK dhe Guardia di Finanza, të koduar “Ura”, ku u firmosën 50 masa sigurie.
Ai u arrestua më 8 gusht në një vilë luksoze në Granada, ndërsa konsiderohet si personi i fundit që kishte kontaktuar me Miklovan Dakajn, i cili u shpall i zhdukur më 12 maj, ndërsa trupi i pajetë u gjet në fillim të shtatorit në Marbella të Spanjës.
Ndaj Drazhit, i cili u kthye sot në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, janë vendosur edhe masa sekuestro për pronat, mes të cilave edhe “Majestic Konstruktion”.

Në operacionin “Ura” u tha se organizata kishte mundësi të trafikonte sasi të mëdha droge në disa shtete.
Antimafia italiane në atë kohë tha se, në operacione të mëparshme, grupeve kriminale që u goditën u janë sekuestruar 2 ton kokainë në portin e Roterdamit; 932 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauro në Reggio Calabria; dhe 400 kilogramë kanabis në Bari.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpolit në Tiranë dhe atij në Madrid.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni