I arrestuar pas shpërthimit në Lushnjë, GJKKO urdhëron lirimin e Leonard Gjinit

18 Mars 2024 | 12:56

GJKKO me kërkesë të SPAK ka bërë rivlerësim të masave të sigurisë për për disa persona, të vendosur nën akuzë pas shpërthimit me 2 të vdekur dhe disa të plagosur në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin e menjëhershëm të shtetasit Leonard Gjini, për të cilin Gjykata e Fierit kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”

GJKKO tha se nuk kishte prova të arsyeshme për të mbajtur në paraburgim Leonard Gjinin.

Po ashtu, GJKKO vendosi që të mos ndryshojë masat ndaj personave të tjerë nën hetim.

Njoftimi:

  1. Pranë Gjykatës së Posaҫme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 13.03.2024 është regjistruar kërkesa penale me objekt: 1. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024, si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës. 2. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim Robert Kola, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sina dhe Ilmi Uku me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-20241308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 88 dhe 112 të K.Pro.Penale, me vendimin Nr. 24 Akti, datë 18.03.2024 vendosi:

1.Rivlerësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024 si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.

1.1.Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.

1.2.Të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Leonard Gjini pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.

1.3.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Leonard Gjini, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

2.Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Robert Kola, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

3.Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kudret Sulo, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

4.Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Miklovan Petro, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

5.Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Eugert Sina, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024 -1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

6.Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilmi Uku, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

7.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

8.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 18.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026