I arrestuar për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, zbardhet dëshmia e Xhino Agës

9 Dhjetor 2025 | 14:39

Dëshmia e Xhino Ago-s përpara hetuesve ka hedhur dritë mbi momentet para dhe pas ekzekutimit të biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla.

Ish-ortaku i tij ka rrëfyer se ditën e ngjarjes kishte tentuar disa herë ta kontaktonte Mëhallën në telefon, por pa rezultat. Sipas tij, në banesë ndodhej edhe Fatlinda Istrefi dhe po diskutonin për t’u nisur drejt Tiranës.

“Pas kësaj bisede unë shikova nga shtëpia ime autostradën dhe pashë se kishte trafik dhe i thashë kunatit, Urimit,  ‘Shko t’i tako Mondin, unë po çoj në Tiranë Fatlindën’. Dhe kështu ndodhi. Unë me makinën time çova Fatlindën në Kodër Institut dhe jam kthyer në Elbasan. Kam shkuar direkt te zyrat dhe po prisja Mondin. I rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej. Kam qëndruar rreth 20 minuta; ora ka qenë 18 e ca, nuk e mbaj mend saktë. Më pas kam qëndruar deri kur më mori në telefon Enola, operatorja e kompanisë sime”, ka dëshmuar Ago.

Ai ka treguar se në banesë ndodhej me babain dhe gjyshen, ndërsa nëna ishte në Tiranë me kunatin, pasi  sipas tij –ëmijët i mbajnë prindërit e tij. Ago ka theksuar gjithashtu se zotëron 16 automjete elektrike të markës kineze, nga të cilat 7 ose 8 i kishte me qira Edmond Mëhalla.

Sapo është njoftuar për ngjarjen nga operatorja, Ago është nisur menjëherë drejt karburantit “Xh* Oil”, ku ka parë policinë dhe automjetin “Range Rover” të ndaluar. Nga personat në vendngjarje ka mësuar se Mëhalla ishte vrarë me armë zjarri.

Edmond Mëhalla (Hyka) u qëllua me tre plumba mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, në një atentat të kryer pranë biznesit të tij.

Të arrestuarit deri tani:

Nevzat Spaho – nga Prrenjasi, dyshohet se ka drejtuar automjetin që ndihmoi autorin të largohej nga Miraka.

Kujtim Pisha – punonjës karburanti, proceduar për moskallëzim krimi.

Xhino Ago – ortak në biznes me Mëhallën, i akuzuar për mosndryshim pronësie të automjetit Audi të përdorur në krim.

Në kërkim janë shpallur edhe Armando Kola, nga Laçi; Marselo Arani, nga Elbasani, i cili përveç largimit ka thyer edhe masën e arrestit shtëpiak për pastrim parash; si dhe 35-vjeçari Oklid El Ouejdi. Autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026