I biri i shpëtoi mrekullisht nga shpërthimi, flet babai i Ndrecës: S’kemi frikë
Babai i Benard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, i cili i shpëtoi mrekullisht shpërthimit me tritol në automjetin e tij, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.
Ai tha se nuk dyshojnë tek askush, pasi i biri nuk ka konflikt të hapur me asnjë njeri.
Sipas tij sulmi dyshohet të jetë për shkak të angazhimit politik të të birit, por theksoi se ata nuk kanë frikë nga askush.
“Nuk ka pasur konflikte me asnjë. Nuk e di pse ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk kemi frikë. Janë gjëra që ndodhin. Policia nuk na tha asgjë. Nuk dyshojmë te asnjeri. S’kemi fol më asgjë me djalin”- tha ai.
Kujtojmë se atentati me tritol u shënua mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe pranë i ndodhej e ëma. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël.
Euronews Albania ka siguruar pamjet nga momenti kur dy persona të maskuar kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në mjet si dhe të momentit të shpërthimit.
Benard Ndreca në një prononcim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.
LEXONI GJITHASHTU:
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS